logo-elis-baba-2021-web

Make your family happy by planning House Design that is Healthy, Safe, Beautiful and Comfortable

Pse u përmbyt Vlora, per shkak të rrugëve me disnivel?

2024-10-10 23:39

Arkitekt Elis Baba

PROBLEMS, Ndryshimet klimatike, Planifikimi Urban, Permbytje, vlora,

Pse u përmbyt Vlora, per shkak të rrugëve me disnivel?

Përmbytja e Vlorës më 4 tetor 2024 zbriti me këmbë në tokë për disa ditë propagandën për bumin e turistik dhe i detyroi të rendin së justifikuari se ...

 

Hidroizolimi i tokës i referohet zvogëlimit ose eliminimit të plotë të aftësisë së tokës për të thithur ujin. Ky proces shkaktohet nga urbanizimi, asfaltimi i rrugëve dhe ndërtimi i ndërtesave, të cilat krijojnë sipërfaqe të papërshkueshme nga uji si betoni dhe asfalti.

 

 

 

Përmbytja e Vlorës më 4 tetor 2024  zbriti me këmbë në tokë për disa ditë propagandën qeveritare për bumin e turistik dhe i detyroi të rendin së justifikuari se pse qyteti bregdetar u gjunjëzua nga reshjet që edhe pse detin e kishin pak metra larg, nuk arrinin gjithsesi të derdheshin në të ashtu si natyrshëm ligji natyrës ja kërkon. 

Një fluturim me dron nga ajri (po ju vendos me poshte linkun ) në gazetën Shqiptarja, tregonte gjendjen ne diten e neserme te permbytjes, dhe ne analizen e tyre evidentohej shkaku :  “….. rrugët me disnivel.”   

Të njëjtin justifikim e dëgjuam të përsëritet në disa intervista, ndaj më nxiti të analizoj dhe të kuptoj dicka më tepër rreth shkaqeve.

 

bnn.png

Po rrugët patjeter që me disnivel do jenë, sepse ndertohen mbi toke dhe jo mbi det i cili eshte i vetmi qe qendron ne nivel.

Atehere kete justifikim kemi per ta degjuar per cdo qytet qe do ket te njejtin fat. 

Nga pamjet me dron  dallohet qyteti i ndarë në 2 pjesë, një zonë e mbuluar në ujë e tjetra pa probleme. Vija ndarëse është Rruga Transballkanike e cila duket ku makinat levizin lirshëm ndërkohë që në të djathtë të saj qyteti është i bllokuar nga uji. 

 

vlora-3-copy.jpeg

Nga disa matje te realizuara nëpërmjet google maps realisht Rruga Transballkanike është e ndërtuar më lartë se pjesa tjeter e qytetit që e rrethon, por kjo ndikon vetem me ujrat sipërfaqsore dhe jo me ato të kanalizuara. Kanalizimet pavarësisht nivelit sipërfqasor projektohen me pjerrtësitë e duhura që të largojnë ujrat e zonës që mbledhin. 

Problemi qendron pikerisht te sasia e reshjeve qe mblidhet ne siperfaqe. Po te verejme pozicionin e zones se permbytur ajo ndodhet midis zones malore ne te djathe dhe rruges Trasballkanike ne te majte. Pervec rreshjeve direkte ne zonen e permbytur jane vershuar dhe reshjet qe zbrisnin nga zona malore dhe keto ne nje fare pike kane gjetur si pengese rrugen qe ka luajtur rolin e diges. 

vlora-65.jpeg

Nje planifikim urban dhe menaxhim i hapesires se qytetit nder vite ne menyre te gabuar nuk mund te fshihet mbas nje justifikimi kaq te ceket.  Largimi u ujrave siperfaqsore nuk mund te pretendohet te largohet i gjithi nepermjet kanalizimeve. Por nqs siperfqja e tokes mbulohet pothuajse teresisht nga ndertimet (kupto dhe asfaltin trotuaret dhe oborret e betonizuara) atehere reshjet skane ku shkojne tjeter pervecse ne kanalizimet urbane sado te amortizuara apo nen/dimensionuara te jene ato.

Dhe ketu une shof problemin kryesor ne keqmenaxhimin e siperfaqes se tokes dhe shfrytezimin jo te qendrueshem qe i eshte bere e vazhdohet ti behet.

 

 

run-off-superfici-impermeabilizzanti.jpeg

Hidroizolimi i tokës

Hidroizolimi i tokës i referohet zvogëlimit ose eliminimit të plotë të aftësisë së tokës për të thithur ujin. Ky proces shkaktohet nga urbanizimi, asfaltimi i rrugëve dhe ndërtimi i ndërtesave, të cilat krijojnë sipërfaqe të papërshkueshme nga uji si betoni dhe asfalti.

Ndikimet e hidroizolimit
Rritja e sasise se ujit sipërfaqësor: Uji nuk është në gjendje të depërtojë në tokë, duke shkaktuar rritje të rrjedhjes që mund të çojë në përmbytje.

Ne diagramen e bashkangjitur me nr. 2 jane shenuar ujrat siperfaqsore, pra ato qe rrjedhin ne siperfaqe gjate reshjeve.

Pote krahasojme rastin kur reshjet bien ne zone natyrale me gjelberim kemi ujra siperfqasore ne 10% dhe ne rastin e qytetit teper te betonizuar kemi deri ne 70%

g.jpg_1.jpeg

Nqs siperfaqen e qyteti e kemi kthyer ne nje vaske gjigande grumbullimi rreshjes atehere permbytja eshte vetem ceshtje kohe.  Qytetit te Vlores krahas ndertimeve pa kriter vitet e fundit i eshte intensifikuar dhe betonizimi dhe asfaltimi masiv i vijes bregdetare. 

Dhe nqs mendojme zonen e permbytur si nje vaske ajo u formua nga nje krah nga relievi malor, nga krahu tjeter nga Rruga Transballkanike dhe nga krahu bregdetit nga ndertimet masive dhe infrastruktura urbane e te ashtuquajtures 

“Lungo Mare” 

 

Si duhet te ndertohet nje qytetet i qendrueshem, qe te perballoje me mire stuhite qe cdo vit behen me te fuqishme.

 

Planifikimi urban: Integrimi i hapësirave të gjelbra dhe zonave të depërtueshme në dizajnin urban për të përmirësuar menaxhimin e ujërave të stuhisë. Pra qyteti smund te jape leje ndertimi per cdo cm katror tok, por duhet te shtoje siperfaqe toke te gjelberuara.
Strim i depërtueshëm: Përdorimi i materialeve që lejojnë ujin të depërtojë në tokë, duke reduktuar rrjedhjen siperfaqsore. (fotoja perbri ju tregon nje rast aplikimi ne zone parkimi)

Parqe/shiu: Krijimi zonave vegjetative të projektuara për të thithur ujin e shiut.

Sisteme të qëndrueshme kullimi: Ndertimi i sistemeve që menaxhojnë rrjedhjet në një mënyrë miqësore me mjedisin.

 

Nje qytet i planifikuar do te thote qe mendon per te ardhmen duke u bazuar ne pervojen e fituar. Klima mesdhetare eshte shnderruar pothuasje ne nje klime tropikale dhe stuhite te furishme do jene pjese normale e menyres sone te jeteses.

Nuk mund te vazhdohet te menxhohet asnje zone urbane pa e patur prioritet pershtatjen me ndryshimet klimaterike qe here pas here do te kulmojne ne situata qe do te na bejne serish te nxitojme, te gjejme justifikime per te fshehur faktin qe jemi serish te pa pregatitur.

 

 

link: https://www.youtube.com/watch?v=YhOiTgV8YTo&t=417s


facebook
instagram
youtube
whatsapp
pinterest
tiktok

© 2023  All rights are reserved to  AEB  /  Elis Baba