logo-elis-baba-2021-web

Cfarë është një ballkon francez dhe kur përdoret?

2024-05-03 12:31

Arkitekt-Elis-Baba

PROBLEME, DETAJE NDERTIMI, Dritare, Ndricim natyral, Dritare, Ndricim natyral, Ajrim, Ballkon, Gjelberim,

Cfarë është një ballkon francez dhe kur përdoret?

Ballkoni Francez apo i quajtur edhe 'ballkon i rremë' eshte nje nder zgjidhjet me te perdorura per ti permiresuar ambjentet e vogla dhe me pak drite natyrale.

Ballkoni Francez

Por çfarë është saktësisht një ballkon francez?

Shpesh në ndërhyrjet e modernizimit apo përmirësimit të banesave ekzistuese një ndër problemet kryesore që mundohemi të zjgjidhim si projektues është mungesa e dritës natyrale dhe ajrimit të mjaftueshëm të ambjenteve.

 

Ballkoni Francez apo i quajtur edhe 'ballkon i rremë' ose ‘pseudo ballkon’ është një ndër zgjidhjet më të përdorura për ti përmirësuar keto ambjente. 


Atje ku kemi nje dritare të vogël dhe mungesë drite, ne mund të realizojme një dritare të gjatë deri në dysheme ose derë xhami, e cila mund të hapet për të lejuar më shumë ajrim dhe dritë. Ndjesia dhe permiresimi i perfituar do te jetë i tillë që do të keni ndjesinë e te qëndruarit në ballkon edhe pse ndodheni ende në brendesi të dhomës tuaj.

Përfitimet e kësaj janë të dukshme: me shume ndricim, më shumë ajrim dhe ndjesia nje ambjenti dhome te zmadhuar.

Rritja e ventilimit do të thotë që ata me klaustrofobi dhe fobi të tjera të tilla mund të kenë akses në ajër të pastër dhe ndjenjën e hapësirës së hapur.
 

Duke e larguar dhe ndërtuar më të thellë nga muri sa të vendoset dhe një rresht me vazo lulesh 40-60 cm ballkoni ne kete rast do tju ndryshonte totalisht dhe pamjen qe do te shikonit nga brendesia e dhomes. Tani do te keni gjelbërimin tuaj “vertikal” që djo tju freskoj dhe zbukuroje banesën apo vendin e punës.

 

Kujdes këto ndërhyrje duhen bërë gjithmonë nën kontrollin e një profesionisti!


 

output-balcony4.jpegoutput-balcony6.jpegoutput-balcony8.jpegoutput-balcony3.jpegoutput-balcony7.jpegoutput-balcony2.jpeg

facebook
instagram
youtube
whatsapp
pinterest
tiktok