PROJEKT ARKITEKTONIK DHE TEKNIK
Ne projektojmë duke përdorur teknologjinë më të avancuar BIM (Building Information Modeling) përmes platformës Revit. Ky proces na lejon të krijojmë një model digjital 3D plotësisht të integruar, duke garantuar saktësi maksimale dhe kontroll absolut mbi çdo element të ndërtesës suaj.
Përdorimi i BIM minimizon gabimet që në fazën e ideimit, optimizon kostot e ndërtimit dhe siguron një koordinim perfekt teknik për banesën apo biznesin tuaj. Ne ofrojmë një projektim të detajuar që shndërron vizionin tuaj në realitet.
© 2026 All rights are reserved to AEB / Elis Baba

Dëshironi një shtëpi dy-katëshe për të shfrytëzuar më së miri sipërfaqen e tokës, apo e keni lluksin e një terreni të bollshëm dhe vila juaj ka limit vetëm krijimtarinë?
Jeni të ndjeshëm ndaj problemeve të ambientit dhe doni një banesë sa më ekologjike, pse jo 100% pasive e autonome?
Cili do jetë sistemi më i përshtatshëm për ngrohjen-ftohjen e ambienteve që tju mundesoj komfortin e dëshiruar?
Cila do të jetë teknologjia e ndërtimit, cfarë izolimi termik, akustik dhe kundër lagështisë do të kenë ato?
Procesi i projektimit do të mundesojë qe këto problematika të marrin zjgjidhjen më të mirë dhë të ndërthuren në harmoni me estetiken dhe mundesitë tuaja ekonomike të investimit.
Në përfundim ju do te pajiseni me një projekt zbatimi që do tju japë mundësinë të filloni ndërtimin e shtëpisë tuaj të ëndrrave.
Vilë Moderne

Vilë Klasike Kontemporane
PAKETA TË PROJEKTIMIT
Zgjidhni nivelin e detajimit që i përshtatet projektit tuaj. Procesi ynë i projektimit kryhet në mjedis BIM, duke garantuar saktësi maksimale dhe kontroll mbi kostot e ndërtimit.
Fokusi: Identiteti Arkitektonik dhe Estetika.
Projekti Arkitektonik: Zhvillimi i planimetrive funksionale dhe organizimi i hapësirave.
Exterior 3D Rendering: Vizualizime fotorealiste të jashtme (3D) të objektit.
Facade Design & Materials: Përcaktimi i materialeve, teksturave dhe skemës së ngjyrave.
Fokusi: Saktësia Teknike dhe Integrimi në Terren. (Përfshin fazën 1 +)
Site Plan & Landscaping: Pozicionimi në terren (Gen-Plani), muret rrethuese dhe sistemimi i jashtëm.
MEP Engineering: Plane të detajuara për impjantet Elektrike, Hidraulike dhe Klimatizimin (HVAC).
Fokusi: Siguria Strukturore dhe Kontrolli i Kostos. (Përfshin fazat 1 & 2 +)
Structural Engineering: Llogaritjet statike-sizmike dhe planet e detajuara të armatimit (Hekur & Beton).
Bill of Quantities (BoQ): Preventivi i detajuar i volumeve dhe materialeve për kontrollin e buxhetit të ndërtimit.
Fire Safety Design (MZSH): Projekt-relacioni teknik dhe planet e mbrojtjes nga zjarri.
Kushtet e Bashkëpunimit
Pagesa: 50% e vlerës si paradhënie, 50% para dorëzimit të projektit të kompletuar.
Sipërfaqet mbi 250m²: Tarifat e mësipërme janë pikenisje për banesa deri në 250m². Për vila me sipërfaqe më të mëdha, ju lutemi të na kontaktoni për një ofertë të personalizuar
Interior 3D Rendering (Vila)
Për projekte që kërkojnë dhe vizualizim fotorealist të ambienteve të brendshme (Sallon, Kuzhinë, Suitat, etj.).
Tarifa: 250 € / për çdo ambient.


Shtëpia juaj është shumë e madhe por jo funksionale dhe e rehatshme?
Nuk jeni vetëm pasi shumica e banesave individuale private të ndërtuara mbas viteve 90 synonin siperfaqen, të pasurit sa me tepër meter katror apo dhoma për familjen duke mos u ndalur në aspektin tjetër të rendësishëm atë te cilesisë së jetës dhe kostos ekonomike të mirëmbajtjes së banesës.
Keni nevoj të shtoni ambjente të reja në banesën tuaj pasi nje dhome e kuzhinë nuk janë të mjaftueshme për familjen tuaj?
Një ndërtese ekzistuese mund ti shtohen dhoma në të njëjtin kat ose të ndërtohet nje kat shtesë kur struktura e lejon.
Mofikimi apo rimodelimi i ndërtësës është një cështje delikate që kërkon analizë teknike të gjendjes ekzistuese për të vazhduar më tej me konceptimin e projektit që ndërthur kërkesat tuaja me mundësitë që lejon objekti apo buxheti.

Jeni pronar toke, ndërtues apo investitor që kërkoni të ofroni një bllok banimi që të bëje diferencen në treg?
Mbas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe krizës shëndetsore "Koronavirus" dhe tregu shqipëtar po bëhet më kërkues dhe i vëmëndshëm në vlerën reale të pronës ku do investoje dhe të cilësisë së projektit që do të ndërtojë
Nuk keni pse të shpenzoni së tepërmi duke paguar projektet studiove të huaja, ne ju vendosim në dispozicion shkollën dhe eksperiencën italiane për projektin më të përshtatshëm për tregun dhe nevojat tuaja.
Hartimi i detyrës së projektimit me punëdhënësin për projekt-idenë paraprake ,bazuar në kërkesat, analizën e vend ndodhjes, mundësitë teknike si dhe buxhetin e përafërt.
Zhvillimi i projekt-idesë deri në përzjgjedhjen e asaj përfundimtare të aprovuar për të vazhduar.
Prezantim i projektit me pamje 3 Dimensionale
Projekti arkitektonik i objektit: Planimetritë e kateve, pamjet, prerjet
Gen plani i azhornimit topografik
Plan sistemimi i sheshit të ndërtimit