PROJEKTIM I BRENDSHËM (INTERIOR DESIGN)
Shndërrojmë vizionin tuaj në një realitet funksional përmes projektimit të integruar në teknologjinë BIM (Revit). Çdo hapësirë trajtohet me saktësi inxhinierike dhe estetikë të lartë, duke garantuar një koordinim perfekt mes dizajnit dhe zbatimit teknik.
© 2026 All rights are reserved to AEB / Elis Baba
Shërbime Projektimi të Brendshëm
- Konsulencë Profesionale: Diskutimi i kërkesave, stilit dhe buxhetit tuaj.
- Rilevim Digjital: Matje precize të objektit me pajisje lazer për saktësi milimetrike.
- Modelim BIM & Variante Ide: Zhvillimi i projektit në Revit, duke ju ofruar disa variante planimetrike dhe funksionale.
- Vizualizim Fotorealist: Pamje 3D (Render) dhe fotomontazhe për të përjetuar ambientin përpara fillimit të punimeve.
- Projekti i Zbatimit: Detaje teknike të realizimit për tavanet, ndriçimin, instalimet dhe mobilimin.
- Përzgjedhja e Materialeve: Asistencë në zgjedhjen e teksturave, ngjyrave dhe materialeve cilësore.
- Preventivimi: Lista e detajuar e volumeve dhe programi i punës për kontrollin e plotë të kostove.
Shërbime të Kontrollit dhe Inspektimit
ASISTENCË DHE MBIKËQYRJE NË KANTIER
- Përzgjedhja e Kontraktorëve: Konsulencë në vlerësimin dhe zgjedhjen e specialistëve të kualifikuar për realizimin e projektit.
- Mbikëqyrje Teknike e Zbatimit: Kontroll i vazhdueshëm në kantier (i pjesshëm ose i plotë) për të garantuar përputhshmërinë me projektin.
- Kontrolli i Cilësisë: Inspektim i imtësishëm i punimeve dhe koordinim i proceseve për një rezultat final të përsosur.
Apartamente / Vila
Bare / Restorante
Hoteleri / Turizëm
Dyqane / Zyra
TARIFA TË PROJEKTIMIT
Projekt minimal: Fillon nga 1.200 €
Apartament 1+1: Fillon nga 1.600 €
Apartament 2+1: Fillon nga 2.300 €
Apartament 3+1: Fillon nga 3.100 €
Për informacione më të detajuara mbi përllogaritjen e tarifave,
klikoni këtu.