logo-elis-baba-2021-web

Make your family happy by planning House Design that is Healthy, Safe, Beautiful and Comfortable

Po sikur Tiranë/Durrës të ishte me 2 linja trenash dhe 4 automjetesh?

2024-09-30 18:12

Arkitekt Elis Baba

INFRASTRUKTURA, Autostrada, Hekurudha,

Po sikur Tiranë/Durrës të ishte me 2 linja trenash dhe 4 automjetesh?

Rreth 300 milonë euro për zgjerim rruge, dhe vetem 130 milonë euro për ndërtimin e një korsie të vetme hekurudhe.

 

 

 

Për një linjë dyshe hekurudhore nevojiten 9 metra gjerësi, 

ndërsa për një autostrade dy-kalimshe rreth 24 metra gjerësi.

 

 

 

Rreth 300 milonë euro për zgjerim rruge, dhe rreth 130 milonë euro për ndërtimin e një korsie të vetme hekurudhe.

 

pamja-e-çastit-2024-09-30-143215.png

Zgjerimi “autostradës” Tiranë/Durrës ka filluar nga puna dhe do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 298.8 milionë euro. Fatura e këtij projekti është rritur nga planifikimi fillestar, ku zgjerimi i 31 kilometrave do të bëhej për 205 milionë.

 

4135-azaxbpl.jpeg

Punimet për ndërtimin e hekurudhës Tiranë/Durrës ishte parashikuar të kushtonin rreth 69.69 milonë euro.  Me argumentin e shtrenjtimit të çmimeve të tregut dhe shtimin e disa punimeve, pritet që kostot e ndërtimit të kësaj hekurudhe të dyfishohen dhe të shkojnë në 129 milonë euro.

 

Pra në një krahasim kemi rreth 300 milonë euro për zgjerim rruge, dhe rreth 130 milonë euro për ndërtimin e një korsie të vetme hekurudhe.

tr-dr-z.png

 

Po sikur zgjerimi i rrugës Tiranë/Durrës të ishte shtyrë në kohë dhe këto 300 milonë euro të përdoreshin për ndërtimin e hekurudhës me dy korsi, dhe pse jo dhe kryqëzimet e binarëve me rrugët automibilistike të rregullohen me nënkalime e mbikalime.

Imagjinoni trena që nisen cdo 30 min midis dy qyteteve, dhe në vetëm 25 min ju cojnë në destinacion pa ju stresuar nga ngarja e makinës. Ndoshta trafiku aktual automibilistik nuk do të përgjysmohej por do të kishte një përmirësim të dukshëm. Linja hekurudhore me një korsi është ajo më primitivja dhe jo me hapin e kohës. Një korsi mund ti dedikohej trasportit të mallrave dhe tjetra e dedikuar për trasportin publik. Transporti hekurudhor shpenzon më pak tokë se auto. Për një linjë dyshe hekurudhore nevojiten 9 metra gjerësi, ndërsa një autostrade dy-kalimesh përdor mesatarisht 24 metra gjerësi.

tr-dr-3.png

Një shtet që po bëhet me tre aeroporte ndërkombëtare nuk ka ende një trasport masiv publik sic është ai në binarë.  Kur turistët që vinë nga vëndet e zhvilluara (dhe jo vetem) zbresin nga avioni, presin të mund të zgjedhin midis trenit, autobusit apo taksisë e cila duhet të mbetet e fundit prej zgjedhjeve.  

Evropa ka vite që krahas përmirësimit të rrjetit të brëndshëm në shtetet përkatës po punon në uljen e kostos për plotësimin e linjave ndërshtetase duke mundësuar që një qytetar ti hipi trenit psh në Milano dhe ti zbresë atij në Berlin.

Siguria për jetën (reduktim i aksidenteve rrugore) dhe ndotja e ajrit (reduktim i ndotjeve nga shkarkimet e automjeteve) e bëjnë tepër të favorshëm udhëtimin në tren në krahasim me atë automobilistik.

Para se qytetarët të detyrohen te paguajnë tarifa për përdorim autosrtade duhet të kenë mundësi për trasport publik më të lirë si alternativa e parë.  Dhe kjo ështe e arritshme por duhet që ne ti kerkojmë poltikës te investojë vërtet në cfarë kanë nevojë qytetaret.

 

Per kë do të lexoje më tepër po ju vendos link të disa artikujve intresant: 

https://shqiptarja.com/lajm/domosdoshm-euml-ria-e-rinovimit-br-t-euml-hekurudhave-shqiptare

https://www.gazetatema.net/2016/04/17/s-o-s-i-hekurudhes-shqiptare

https://koha.mk/ballkani-i-hekurudhave-rikthimi-i-trenave-ne-2027-en/

 


facebook
instagram
youtube
whatsapp
pinterest
tiktok

© 2023  All rights are reserved to  AEB  /  Elis Baba