logo-elis-baba-2021-web

Make your family happy by planning House Design that is Healthy, Safe, Beautiful and Comfortable

A është shtëpia juaj gati për ndryshimet klimatike?

2022-10-24 15:47

Arkitekt Elis Baba

PROBLEMS, Ndryshimet klimatike, ndryshimet klimatike,

Ndryshimet klimatike

Këshilla profesionale për të mbrojtur shtëpinë tuaj nga të papriturat klimatike.

 

 

 

Këshilla profesionale për të mbrojtur shtëpinë tuaj nga të papriturat klimatike.

 

 

 

Perspektivat nuk janë ndër më të mirat:

shirat tepër të bollshëm në një kohë të shkurtër, breshër me dimensione mbresëlenëse temperaturat më të larta se në të kaluarën po bëhen normaliteti i ri, duke na përgatitur përherë e më shpesh edhe për të papritura shumë te fuqishme atmosferike.

 

Rriten temperaturat mesatare vjetore

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO), i cili monitoron treguesit që lidhen me ndryshimet klimatike në Shqiperi informon se: “Temperatura mesatare vjetore është rritur, sidomos në 10 vitet e fundit. E njëjta gjë vërehet edhe te temperaturat minimale dhe maksimale vjetore që kanë tendencë rritje”

Sasia e reshjeve është zvogëluar me rreth 10-15%, ndërsa intensiteti i reshjeve është shtuar. Kemi sasi më të mëdha reshjesh në një kohë më të shkurtër.

Ndryshimet e klimës janë një fakt që përvecse analizave të institucioneve po i ndiejmë drejtpërdrejtë nga viti në vit në përditshmërinë tonë.

Ndërtesat gjithashtu do të duhet të përshtaten me klimën e re dhe ndoshta ka ardhur koha të fillojmë të mendojmë për të.

 

Rritje temperaturave

Nga çfarë të mbroni shtëpinë?

 

Mbinxehja: rritja e temperaturave është problemi më i mprehtë që po verifikohet në klimën e vëndit tonë. 

“Me ecurinë e ndryshimeve klimatike, përkeqësimi më i madh ndodh pikërisht në siperfaqet e jashtme të ndërtesave (mbështjellja), pasi ajo është më e ekspozuara”. Mbulesa e catisë, finitura në muret jashtme dhe dritaret janë elementët kryesorë që do ndikohen drejtpërdrejtë nga rritja e vazhdueshme e temperaturës mesatare.

 

Cilesi e ndertimit

Projektuesit e shtëpive të reja duhet të marrin parasysh të përshtatin ndryshimet e nevojshme në tekonologjitë e ndërtimit por dhe mbi te gjitha në mënyrën e projektimit për ti bërë ballë sa më denjësisht nevojave përherë e më të skajshme. Termoizolimi është i detyrueshëm për banesat e reja por ai duhet të projektohet që në hapat e parë të projektit si dhe të zbatohet me kritere dhe kontroll cilesie pasi një zbatim medioker do të sjellë një rezultat po të tillë.

Mbrojtja nxa nxehtësia: Termoizolimi i banesës

 

Shpesh ndërtues apo shitës shprehen që banesa është e termoizoluar por pa ditur të shpjegojnë as cilësitë minimale si trashësia, cfarë materiali apo si është realizuar termoizolimi. Në shumë ndërtesa për arsye se ndërtuesi apo tekniku zbatues  nuk kanë njohuritë e duhura realizojnë një termoizolim “gjysmak” dhe e shesin për banesë të termoizoluar. Kjo kryeshisht ndoth për ato raste kur polisteroli apo leshi mineral vendoset vetëm në brendesi të murit dopio, dhe lihen të pa termoizoluar totalisht gjithë siperfaqet e kolllonave dhe trarëve. Banesa në këtë rast nuk mund të konsiderohet e termoizoluar dhe në një moment të dytë do të duhet të ribëhet si investim.

Në banesat ekzistuese që janë të pa-termoizoluara duhet bërë zgjedhja e duhur e sistemit të termoizolimit që do përdoret. (do trajtohet në një artikull tjetër më i detajuar). 

Izolim termik jo i plote "kollona e pa izoluar"

Kujdes me termoizolimin e mureve sistemin “kapot”: 

 

Trashësia e materialit 5cm, me rritjen e temperaturave nuk është i mjaftueshëm nqs muret tuaja janë 25 apo 30cm te trashë do të duhej të paktën 7cm të cfarëdo materiali termoizulues. Por dhe lloji i materialit ndikon së tepërmi në rezultatin final pasi për të njëjtën trashësi polisteroli e lejon temperaturën të depërtojë në shtëpinë tuaj në një kohë më të shkurtër se leshi i gurit. Pra mos u mjaftoni tju thonë do keni një kapot 5cm por kërkoni hollësitë. Materiali më i përdorur në realizimin e termozilmit është polisteroli për arsye të cmimit më të lirë dhe mbi të gjitha për arsye të mungesës së njohurive të pronarëve të banesave në momentin e perzjgjedhjes së materialeve dhe skuadrës zbatuese. Për të patur një banesë sa më të shëndetshme materialet e ndërtimit këshillohen të lejojnë gjithmonë një mikroventilim të ambjenteve dhe përdorimi i polisterolit nuk e favorizon atë. Pra nëse mund të zgjidhni informohuni e konsultohuni me profesionist projektues që dinë tju sqarojnë në detaje se si dhe pse do realizohet termoizolimi.

Sistem kapot i rrezuar
hijezim natyral

Kujdes me cfarë ju shesin për “dritare termike”:

 

Kur jeni duke porositur dritaret nuk duhet të mjaftoheni me termin e abuzuar ku ju thonë thjesht “dritare termike” por kërkoni detajet. Shumica e tregtarëve do tju flasin për cilësitë e shkëlqyera të profilit pa ju përmendur asgjë për cilësitë e xhamit. Ndërkohë që cilesia e dhomës së xhamit është ajo që ndikon në më tepër se 80% te dritares dhe nqs ju vendosni një dritare me profile të shkëlqyer por me xhama medioker ateherë investimi juaj do të jetë i gabuar.(dhoma e xhamit e përberë nga dy ose me shumë fletë xhami)

 

Hijezimi vegjetal një parandalues i efektshëm i nxehtësisë së drejtpërdrejtë:

 

Përdorimi i pemëve apo bimëve kacavjerrëse për të bërë hije dritareve apo zonave të vecanta të shtëpisë tuaj do tju shtojë rehatinë duke arritur nje komfort që sjua mundëson dot i vetëm ajri i kondicionuar, si dhe mbrojë sipërfaqet e brendshme nga rrezatimi i fortë. Sidomos për shtëpitë e vjetra me dritare të thjeshta përdorimi i hijezimit do të ndikojë akoma më tepër në uljen e temperaturës në banesë.

 

 

Permbytje te shpeshta

Rreziku i shiut: si të parandaloni dëmtimet:
 
Në faqet e lajmeve tani shpesh përfshihen tituj në të cilët flasim për “bomba uji”; edhe pse shpesh është hiperbolë, është gjithashtu e vërtetë se intensiteti dhe shpeshtësia e stuhive është rritur dhe aftësia për të mbrojtur shtëpinë nga dëmtimet që vijnë është e detyrueshme,  Si të bëhet?

Rruga më e shkurter është të ndërtohet në mënyrë tradicionale duke përdorur cati të pjerret dhe ballkone e dritare të mbrojtura. Rreshjet e fuqishme problemet kryesore i shfaqin në catitë e rrafshëta (sheshta). 

Disa nga gabimet kryesore që duhen korrigjuar:

Mbulesa e catisë pllaka apo kartosera etj nuk kanë pjerrtësinë e duhur. (edhe catitë e sheshta duhet të kenë një pjerrtësi të mjaftueshme për largimin e reshjeve)

Tubat e shkarkimit janë më të paktë në numër apo me përmasa më të vogla dhe si rrjedhoje catia tejmbushet me ujë i cili qëndron një kohë të gjatë përpara se të largohet duke shtuar mundësinë e infiltrimit (ose rrjedhjes) në brendësi të shtëpisë.Në catitë e pjerrta një ndër arsyet e infiltrimit vjen për pasojë të realizimit të catisë me pjerrtësi të gabuar apo vendosjes së tjegullave në menyrë të gabuar, të pamjaftueshme për të garantuar largimin e ujit.
 

lageshti ne murin qe fillon nga toka

Muri në kontakt me tokën si urë lagështie në banesë:

 

Një tjetër pikë ku reshjet e bollshme kanë më tepër mundësi të kthehen në problem është pikërisht kontakti i murit të jashtëm me tokën. Kur shiu bie në trotuarin apo dyshemenë e ngjitur me murin e jashtëm sa më i bollshëm aq më tepër do qëndrojë uji aty duke gjetur rrugët e dobëta për tu infiltruar në mur dhe me kalimin e kohës edhe pasi reshjet të kenë pushuar do të hasni myk apo lagështi në cepat e mureve në brendësi të banesës.

Kjo paraprihet duke i ndërtuar muret të shkëputur e hidroizoluar nga dyshemja e jashtme dhe procesi duhet realizuar me përpikmëri që të japë rezultatet e duhura pasi uji mjafton të gjejë rrugën e infiltrimit diku dhe pasojat nuk është e lehtë të kontrollohen se ku do të shfaqen.

Në ndërtesat ekzistuese zgjidhja e problemit është shumë me i vështirë dhe në disa raste mund të zgjidhet vetëm pjesërisht (me kosto të arsyeshme ndërtimi). Por në shumicën e rasteve arrihet përmirësim i dukshëm me disa ndërhyrje të mirëmenduara dhe zbatuara sipas udhëzimeve të një specialisti që merr përsipër dhe ju shpjegon si do të veprohet për të zgjidhur problemin.

 

Përmbledhje te pikave kryesore që duhet të verifikoni në shtëpinë tuaj.

 

Termoizolimi (mbrojtja nga ngrohti/ftohti) i banesës a është i mjaftueshëm dhe i realizuar sic duhet? 

 

Kontrollohet termoizolimi i:

  1. Catisë. 
  2. Mureve të jashtme. 
  3. I dyshemesë në kontakt me tokën.
  4. I dyshemese së ballkoneve të brendshëm.

Hidroizolimi (mbrotja nga uji) a është i mjaftueshëm dhe i realizuar sic duhet? 

 

Kontrollohet hidroizolimi i: 

  1. Catisë.
  2. Linja e grumbullimit dhe e shkarkimit të reshjeve.
  3. Murit të jashtëm në kontakt me catinë.
  4. Murit të jashtëm në kontakt me tokën.
  5. Murit të jashtëm në kontakt me dyshemenë e ballkoneve.
  6. I linjave të instalimeve në pikën ku futen në ndërtesë

Dritaret dhe dyert e jashtme kanë një rol shumë të rëndësishëm për tu mbrojtur nga ndryshimet dhe luhatjet klimatike.

 

Kontrollohet:

  1. Efikasiteti i profilit të dritares në termoizolim.
  2. Efikasiteti i xhamit të dritares në termoizolim dhe depërtim të dritës natyrale.
  3. Izolimi i dritares në kontakt me murin dhe parmakun për ndalim të kalimit të ajrit dhe ujit.
  4. Hijezimi i xhamave më të ekspozuar ndaj diellit me sistemin më të përshtatshëm.
  5. Përdorimi i hijezimit natyral sidomos në dritare me sipërfaqe të mëdha xhami.

 


facebook
instagram
youtube
whatsapp
pinterest
tiktok

© 2023  All rights are reserved to  AEB  /  Elis Baba