logo-elis-baba-2021-web

Make your family happy by planning House Design that is Healthy, Safe, Beautiful and Comfortable

Si është i ndërtuar një divan cilësor?

2022-09-01 14:31

Arkitekt Elis Baba

FURNITURE, LIVING ROOM, cilesia e mobilimit, divan, sofa,

Sofa corner

Të realizosh nje divan me porosi është një sfidë më vete por me ndihmën e duhur dhe disa njohuri me tepër mund tju japi rezultatet e ëndërruara

 

 

 

Divan me porosi? : Si të mos gaboni!

 

 

Gjatë  projektit të  arredimit të  një  vile apo apartamenti ndodh që  kur jemi duke projektuar zonën e ditës - living zgjidhja e divanit ideal për atë ambjent na con drejt ideimit të një dizajni të personalizuar.

 

Kjo zgjedhje arrihet sepse nuk e kemi gjetur modelin që ploteson kushtet e hapësirës optimale, apo të stilit që përshtatet më mirë apo sepse kostoja e divanit që duam nga markat elitare mund të arrije lehtësisht shifra mbi 10000 euro, e për shumë arsye të tjera.  Atëherë për të plotësuar kërkesat që kemi do ti drejtohemi një prodhuesi artizanal i cili do të realizoje mobilimin me të gjitha kërkesat dhe detajet e dizajnit të ideuar.

 

Por jo të gjithe arkitektët, arreduesit apo mobilierët janë njohës të cilesisë së prodhimit të një divani dhe ju doni të dini vetë se cfarë të keni parasysh kur kërkoni një divan cilësor. 

Projekt divani me porosi

Përmasat e divanit

Gabimi më i shpeshtë që rrezikon ti ndodh kujtdo  është të porositë një divan që është tepër më i madh se sa e lejon  ambjenti ku do ta vendosi atë.

 

Duhet të llogarisni të lini hapësirë të lirë të mjaftueshme për të lejuar lëvizjen të pa sforcuar ku të keni parashikuar dhe mobiljet plotësuese si tavolinat e mesit dhe ato të këndeve, apo objekte të tjera dekorative si vazo apo ndricues toke.

Një divan tepër i bukur dhe i kushtueshëm në dyqan nuk do të duket më i tillë në sallonin tuaj nëqoftëse  ai  i merr frymën ambjentit, duke shkuar nga një mur në tjetrin apo bllokuar funksionimin e lirshëm të mobiljeve të tjera si tavolina ,dera etj.

 

Sa më të vogël ta keni ambjentin aq dhe më të kujdeshëm duhet të jeni në përmasat që do porositni.

Thellesia e uljes duhet patur parasysh në do përdoret dhe per fjetje a jo, trashësia e  shpinores dhe mbështetësëve të krahëve nqs kemi pak hapësirë keto smund ti zgjedhim të kenë dimensione të tepruara. etj

Divan i veshur me lekure

Stili i gabuar per ambjentin tuaj

Nqs jeni të apasionuar rreth veshjeve dhe mobiljeve të bukura kjo do të jetë pjesa më pak e veshtirë për tu zgjedhur nga ju.  Zgjidhni nje stil që ju pelqen dhe që e gjykoni në harmoni me ambjentin dhe stilin e tij ekzistues. Nqs ambjenti juaj është modern atëherë menyra më e sigurt për të mos gabuar është të porositni një divan modern. Përdorimi i stileve të ndryshme nga ambjenti ekzistues rrezikon të bëjë që salloni juaj ti ngjasojë një dyqani mobilimi të organzuar keq.

Detaj ndertimi divanit

Si është ndërtuar një divan?

Kjo është dhe pjesa më e vështirë për tu njohur dhe për tu kontrolluar.

Struktura mbajtëse:  Divanet elitare kanë plotësisht skelet druri cilësor ose të ndërthurur me multistrat po cilesore.

Në skelet bëhet thurja e elementit elastik që për fat të keq në shumë prodhime të lira nuk vendoset por ulja realizohet me tabak mdf ose melamine të cilës në rastet më të mira i hapen disa vrima ajrimi.  

Rehatia në ulje apo në mbështetje të shpinës fillon që nga realizimi i strukturës dhe vazdon me kontrollin e shtresave të vendosura mbi të, deri te  mbushja dhe copa e jastëkeve.

 

Detaj mbushje sfungjeri

Komoditeti i divanit nuk varet vetëm nga lloji dhe trashësia e sfungjerit që do vendoset në të por të paktën kërkoni të keni materialet cilësore. Për të arritur nivel komoditeti të divanëve elitar përvec materileve cilesor ndryshon dhe mënyra e realizimit të elementëve duke përdorur shtresa me densitet e parametra të ndryshëm.

Butësia dhe fortësia e divanit duhet të ndjehen gradualisht në prekje e jo te kemi ndjesine e uljes mbi një divan të ngurtë apo të fundsojes në një thes me pupla.

Ktalaog materiali i veshjes se divanit

Materiali i dukshëm që do të veshë divanin tuaj.

Përvec ngjyrës që do ngelet në shijen tuaj personale duhet te kini parasysh që jo cdo lloj cope i përshatet dizajnit që do të zgjidhni. Dizajni me format e rregullta e të ngurta do ti pershtatet më tepër nje linje materiali ndërsa ato me forma më të buta apo tepër të rrudhosura do të kërkojnë materiale me teksture dhe fortësi tjetër që të lejoj arritjen e formave. Nqs prodhuesi i divanit do tju thoje që kjo smund të përdoret mos këmbëngulni për copën por pranoni sygjerimin e tij dhe vendosni vetë ngjyrën që preferoni.

 

Divan me dizajn nga AEB

Në videon përmbledhese do te shikoni ecurinë e një divani me porosi të ideuar dhe realizuar nën kontrollin e arkitektit. 

 

Karakteristikat kryesore që u realizuan dhe që duhej te zgjidhjte ky dizajn:

 

Të jetë komod në qëndrim ulur

 

Të jetë komod në fjetje dhe të ketë thellësinë e duhur për një fjetje si në krevat tek (duke hequr të dy rreshtat me jastek arrijmë thellësinë 90cm)

 

Të jetë lehtësisht i pastrueshëm  (ulëset dhe mbështetëset e krahëve kanë këllëf të realizuar me të njëtin material ashtu si dhe jastëkët mund të hiqen dhe lahen në cdo kohë )

 

Të  mundësoj lehtësisht pastrimin e dyshemesë ne të (struktura e divanit e ngritur pervecse pastrimin lejon dhe nje ajrim te shendetshem te sfungjerit)

 

Të jetë rezistent dhe i lehtë (strukura është e lehtësuar, e ndërtuar me sklelet bredhi importi cilesia 1 duke e bërë rezistent dhe të lehtë në spostim)

 

Kolazh me foto nga realizimi i nje divani

facebook
instagram
youtube
whatsapp
pinterest
tiktok

© 2023  All rights are reserved to  AEB  /  Elis Baba