
© 2026 All rights are reserved to AEB / Elis Baba
Një bar kafe bashkëkohor me menaxhim familjar ku ambienti dhe shërbimi i ofruar do bëjnë të ndjehen në shtëpinë e tyre dhe turistët e huaj më kërkues ndërsa qytetarve të Fierit i ofron një copëz evrope në zemër të qytetit.
Përdorimi i materialeve duke ua përforcuar edhe më tepër estetikën e tyre natyrale janë elementët e fortë të këtij projekti.
Druri masiv si materiali dominues është përdorur në pjesën më të madhe në formën e tij natyrale dhe për të arritur estetikën e kërkuar është përdorur vetëm procesi artizanal i përshpejtimit të plakjes së tij për të patur dallimet kromatike unike si në rastin e veshjes së banakut.
Ambienti i jashtëm karakterizohet nga tulla italiane me ngjyrën e saj karakteristike, nga elementët mbajtës të strehës realizuar në hekur të rrahur me dorë dhe dizenjuar enkas për Venus dhe nga rrethimi me vazot me bimesinë që krijojnë një ndjesi qetësie dhe privatësie pavaresisht fluksit të rrugës kryesore.











