
© 2026 All rights are reserved to AEB / Elis Baba
Apartament me sipërfaqe luksoze, tarracë fantastike e ballkone me akses nga cdo ambient i pozicionuar në kat të fundit.
Organizimi planimetrisë (nga projekti ndërtuesit) është e meta kryesore pasi nuk lejon shfrytëzimin optimal të sipërfaqes së banueshme, nuk lejon privatsi (ndarje e zonës së fjetjes nga e ditës) si dhe krijon zona pa ndricim natyral.
Duke respektuar kërkesat e klientit për të mos ndërhyrë në muret e jashtëm u bënë disa modifikime të moderuara (mund ti shikoni në planimetritë krahasuese) por që i dhanë një trasformim rrënjësor këtij apartamenti.
Dritarja e hapur në tavanin e kuzhinës e cila arrin të depërtoj ndricim edhe në netët me henë, oxhaku teknollogjik që përvec ngrohjes direkte furnizon me ujë të ngrohtë kaloriferët e vendosur në cdo ambient dhe ndricimi i fshehtë që krijon efektin e tavaneve "pezull në ajer" janë ndër cilesitë kryesore të këtij projekti.









