
© 2026 All rights are reserved to AEB / Elis Baba
Ky është një projekt me "celësa në dorë" ku arkitekti nuk është ndalur vetëm te projektimi i detajuar i interierit por ka dizenjuar dhe prodhuar dhe 80% te arredimit dhe dekorit artistik për të patur një kontroll në realizimin e një ambienti vërtet unik dhe të pa-imitueshëm.
Apartament i ndodhur në një prej lagjeve më prestigjoze të Tiranës në rrugën e Kavajës "Park Construction" (Delijorgji) i ndjekur që në fazën fillestare në karabina ku planimetria e ofruar nga ndërtuesi paraqitet si më poshtë:

Kërkesat e klientit janë që banesa kur të jetohet të mos japi ndjesinë e një apartamenti standart por të krijojë komoditetin luksin dhe ngrohtesine e një vile të vogël private.
Për të arritur këtë objektivi i parë ishte trasformimi i korridorit nga një hyrje e ngushtë dhe pa ndricim në një holl me mundësi uljeje dhe ndricim natyral. Apartamenti ishte menduar me dy banjo ,por të dyja të vogla dhe dhoma e gjumit kryesore po ashtu një dhome tepër modeste. Duke eleminuar njërën prej tyre u arrit të krijohet një banjo kryesore më e madhe dhe hapesira e fituar lejoi trasformimin e dhomës së gjumit në një suite me një zonë te dedikuar për relaksin dhe kujdesin e trupit me në qëndër një vaskë moderne me hidromasazh.


Mobilimi ku dominon materiali i drurit masiv i punuar në trendin bashkëkohor italian, dy oxhakët e vendosur një në sallon dhe tjettri përbri vaskës në dhomen e gjumit, ndricuesit e realizuar në mënyre artizanale dhe sistemi i ngrohjes në ambientin e dites i fshehur në tavan janë ndër elementët kryesore në përmbushjen e objektivave të vendosura.
Dhe elementi i fundit që plotesoi dhe forcoi unicitetin dhe ngrohtësine e banesës janë pikturat në telaio format amerikan të pikturuara në konkordim me klientin po nga vetë nga arkitekti duke e shnderruar banesën në nje realizim të rrallë dhe jo të përsëritshëm.
































